Një fëmijë 7-vjeç ka ndërruar tragjikisht jetë këtë të martë në Durrës. Uniformat blu kanë njoftuar se vogëlushja E.H kishte shkuar në spital rreth orës 13:40 për ndihmë mjekësore pasi kishte rrezikuar të mbytej në det.
Fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se 7-vjeçarja ishte banuese në Podujevë. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./abcnews.al

