Humb jetën 68-vjeçari me koronavirus, rritet në 37 numri total i viktimave

schedule11:25 - 16 Qershor, 2020

schedule 11:25 - 16 Qershor, 2020

Një person me koronavirus ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit. Lajmin e konfirmon Ministria e Shëndetësisë në përditësimin ditor. Njoftohet se nga jeta është ndarë një 68-vjeçar nga Puka, i cili thuhet se vuante edhe nga spok-u  dhe ishte ne gjendje te rendë,  i intubuar prej disa ditësh.

Kështu, numri i personave që e kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë rritet në 37. Në total, humbje jetësh ka pasur:  Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1.

Ndërsa, aktualisht në spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lexo edhe: Shqipëria shifra rekord, rriten rastet aktive, zgjerohet harta e infeksionit

Kujtojmë këtu se në 24 orët e fundit është arritur një tjetër rekord sa i përket rasteve të reja me koronavirus. Nga  364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:

Tiranë  271

Shkodër  86

Krujë 72

Durrës   33

Kamëz  30

Vlorë 28

Lushnje   12

Pukë   11

Elbasan   8

Fier    6

Lezhë  3

Kukës     2

Tropojë  2

Mallakastër 2

Korçë  2

Berat  1

Ura Vajgurore   1

Gjirokastër 1 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!