Një 56-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Lazarat. Burime nga policia bëjnë me dije se A. P., është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dal, për pasojë është mbytur.
“Rreth orës 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Lazarat, shtetasi A. P., rreth 56 vjeç, banues në Lazarat është gjetur i pajetë, pa shenja dhune.
Ky shtetas është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dal, për pasojë është mbytur.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al