Humb jetën 50 vjeçari pas përplasjes me motor në aksin Gostimë-Mollas

schedule19:12 - 16 Prill, 2019

schedule 19:12 - 16 Prill, 2019

Një 50 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Mollas të Cërrikut. Mësohet se 50 vjeçari me iniciale B.L. po udhëtonte me motoçikletë në aksin Gostimë-Mollas, kur ka humbur drejtimin dhe është përplasur në anë të rrugës.

Ai është nisur për në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor për të kryer veprimet përkatëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!