Luftoi me të gjithë forcat e saj, por pas 6 ditësh agoni nuk mundi t’u mbijetojë dëmtimeve që pësoi. Kështu shkruajnë mediat italiane për vajzën shqiptare 4-vjeçare e cila ndërroi jetë tragjikisht pasi ra në një pishinë në provincën e Fermos. Lajmin e trishtë e dhanë menaxherët e qendrës turistike “La Risacca”, ku Leanda K. dhe familja e saj ndodheshin në momentin e ngjarjes.
“Sapo mësuam lajmin se fëmija që rrezikoi të mbytej në pishinë të dielën e kaluar nuk mundi t’ia dalë. I gjithë stafi qëndron pranë familjes në këto momente të vështira”, shkruajtën ata në Facebook.
Vogëlushja 4-vjeçare jetonte në Porto Sant’Elpidio sëbashku me familjen. Ata kishin shkuar në një pishinë të dielë, ku Leanda rrezikoi mbytjen. Sipas asaj që shkruajnë mediat, vajza i kishte shpëtuar kontrollit të prindërve dhe përfundoi brenda në pishinë.
Ajo u gjet me kokën në ujë nga një prej pushuesve. Gjendja e saj ishte shumë kritike, por pas mesazheve kardiake prej 30 minutash, ajo u stabilizua pak dhe u dërgua me helikopter në spital. Por për fat të keq vogëlushja shqiptare nuk mundi të mbijetojë dot./abcnews.al