Humb finalen, por jo merkaton: Liverpool merr futbollistin brazilian

schedule11:10 - 29 Maj, 2018

schedule 11:10 - 29 Maj, 2018

Liverpool mund të ketë humbur finalen e Champions League, por mesa duket nuk do të ketë të ndalur në merkaton e verës.

Ende pa filluar mirë, “të kuqtë” kanë nënshkruar një marrëveshje me mesfushorin e Monaco-s, Fabinho, në një marrëveshje që mund t’i kalojë 40 milionë paund.

Futbollisti brazilian do t’i bashkohet Liverpool më 1 Korrik për 39 milionë paund fillimisht.

Ndërkohë, mësohet se një shumë tjetër prej 4 milionë paundësh mund të shtohen në kontratë gjatë vitit, bazuar në performancat që do të dhurojë 24-vjeçari.

“Kjo është diçka që gjithmonë e kam kërkuar. Është një ekip gjigand. Jam shumë i lumtur”, është shprehur Fabinho.

Fabinho mund të luajë si mbrojtës krahu, por edhe si mesfushor defensiv, shkruan BBC. Braziliani shikohet si zëvëndësuesi i gjermanit Emre Can, të cilit i ka përfunduar kontrata në “Anfield” dhe që prej disa kohësh është lidhur me një transferim në Torino te Juventus.

24-vjeçari iu bashkua francezëve të Monaco-s në formë huazimi nga skuadra portugeze Rio Ave në vitin 2013. Me skuadrën e principatës ai arriti të fitonte ligën franceze në sezonin futbollistik 2016 – 2017.

Në “Anfield Road”, Fabinho do të luajë me një lojtar tjetër të ri, i cili,  gjithashtu do t’i bashkohet Liverpool-it më 1 Korrik. Lojtari nga Guinea, Naby Keita, do të largohet nga Red Bull Leipzig këtë sezon dhe sëbashku me Fabinho-n priten të formojnë boshtin e mesfushës për “të kuqtë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!