Bombardimi i qendrës tregtare në Kremenchuk, në Ukrainën qendrore, “duhet të hetohet si një krim i mundshëm lufte”, tha në një deklaratë Human Rights Watch, shkruan CNN.
Në një raport të botuar të enjten, Yulia Gorbunova, shtoi se “nëse autoritetet ruse nuk e bëjnë këtë, Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe organet e tjera hetuese do të nisin hetimet”.
Në një raport të plotë për sulmin, HRW foli me 15 persona për të publikuar raportin e tyre, duke përfshirë të plagosurit, mjekët, stafin e qendrës tregtare, dëshmitarë të tjerë dhe zyrtarë lokalë. Gorbunova shtoi se “civilët e Kremençukut, të cilët pësuan një humbje kaq të madhe nga goditja e 27 qershorit, meritojnë drejtësi.
“Duhet të ketë një hetim të plotë dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi,” përfundoi ajo.
/abcnews.al