Hulumtimi: Pyetja 1 që duhet t’i bëni vetes për të parë se sa introvertë jeni

schedule15:03 - 22 Prill, 2024

schedule 15:03 - 22 Prill, 2024

Disa njerëz e kuptojnë lehtësisht nëse janë introvertë apo ekstrovertë. Të tjerët, ndoshta kanë aftësi të mira komunikimi, u pëlqen të kalojnë kohë me të tjerët, por po aq shijojnë qetësinë absolute. Kjo është edhe arsyeja pse psikologët kanë dalë me një pyetje që do të na ndihmojë të kuptojmë se cilës kategori i përkasim.

“Çfarë të jep energji?”

E gjitha filloi me Carl Jung, i cili ishte i pari që prezantoi termin introversion dhe ekstroversion, në vitet 1920. Ideja bazë ishte të fokusoheshim në atë që i jep energji njerëzve, introvertët i rimbushen bateritë e tyre kur janë vetëm me mendimet e tyre në një vend pa zhurmë. Në të kundërt, ekstrovertët ndihen më të pushuar kur kanë kaluar kohë me të tjerët.

Introversioni dhe ekstroversioni ekzistojnë në një spektër. Kjo do të thotë se shumica prej nesh priren drejt njërës nga të dyja, ndërkohë që kanë elementë të tjetrit. Kjo i ndërlikon gjërat, na e vështirëson të kuptojmë se ku i përkasim dhe favorizon vazhdimësinë e stereotipeve.

Për shembull, mund të na kanë mësuar se introvertët janë të qetë dhe të turpshëm, por kjo nuk është e vërtetë për të gjithë. Ne njohim njerëz që duken të shoqërueshëm, por në realitet janë të detyruar të bashkëjetojnë me shumë njerëz. Prandaj, ekstrovertët nuk janë gjithmonë shpirti i grupit. Kjo është edhe arsyeja që ne përfundojmë me të njëjtën pyetje: Çfarë na jep energji? /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!