Hulumtimi në SHBA: Më shumë se 3,600 kimikate të fituara nga ushqimi janë zbuluar në trupin e njeriut

schedule16:37 - 27 Shtator, 2024

schedule 16:37 - 27 Shtator, 2024

Më shumë se 3600 kimikate të fituara nga kontakti me ushqimin janë gjetur në gjakun e njeriut, flokët dhe qumështin e gjirit, sipas hulumtimit të fundit, duke theksuar se rreziku i ekspozimit ndaj substancave toksike është i rregulluar në mënyrë të pamjaftueshme, shkruan Guardian.

Këto kimikate janë të lidhura me shkaktimin e kancerit, ndërprerjes së hormoneve dhe problemeve të tjera serioze shëndetësore, sipas hulumtimit “Dëshmi për ekspozimin e gjerë të njeriut ndaj kimikateve në kontakt me ushqimin” botuar në revistën profesionale “Journal of Exposure Science & Environmental Epidemiology”.

Shumë substanca në SHBA miratohen me mbikëqyrje të kufizuar sipas rregullit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, që do të thotë në mënyrë specifike se kimikatet mund të përdoren në kontakt me ushqimin me shumë pak mbikëqyrje.

Plastika është një material, përdorimi i të cilit është kryesisht i parregulluar dhe që mund të përmbajë mijëra kimikate, të tilla si silikone dhe komponime toksike ose të studiuara dobët.

Konsumatorët mund të mbrohen duke blerë ushqime në kavanoza qelqi ose duke nxjerrë ushqime nga kontejnerët plastikë të blerë në dyqan ose kontejnerët e disponueshëm dhe duke i transferuar ato në kavanoza qelqi në shtëpi.

Faktorët që mund të çojnë në gjetjen e kimikateve në ushqim janë temperaturat më të larta, përmbajtja e yndyrës dhe aciditeti, si dhe paketimi joadekuat i produktit, sipas hulumtimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!