Hulumtimi: Më shumë se 60 për qind e popullsisë është gati të vaksinohet sërish kundër korovirusit

schedule11:09 - 6 Maj, 2024

schedule 11:09 - 6 Maj, 2024

Më shumë se 60 për qind e popullsisë së botës u beson vaksinave dhe është e gatshme të rivaksinohet kundër Covid-19, si dhe sëmundje të tjera të përhapura. Këtë e tregon një studim i Institutit të Shëndetit në Barcelonë dhe Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit të Nju Jorkut.

Hulumtimi, rezultatet e të cilit janë marrë nga 23,000 të anketuar nga 23 vende të botës, megjithatë tregon një rënie të dëshirës për vaksinim të mëtejshëm kundër Covid me plot 16 për qind në fund të 2023 krahasuar me një vit më parë, raporton revista Nature Medicine.

Më shumë se dy të tretat e të anketuarve shprehën gatishmërinë e tyre për t’u vaksinuar kundër sëmundjeve të tjera të rrezikshme, ndërsa 23 për qind e tyre ishin skeptikë për masa të tilla për ruajtjen e shëndetit.

Rritja më e madhe e regjistruar në numrin e personave të vaksinuar kundër Covid me një dozë u regjistrua në vitin 2023 dhe numri i personave të vaksinuar globalisht u rrit më pas në 87.8 për qind, ndërsa në vitin 2021 ky numër ishte dukshëm më i ulët dhe arriti në vetëm 36.9 për qind. Megjithatë, vetëm 71 për qind e të vaksinuarve tashmë kanë marrë vaksinën e dytë ose të ashtuquajturin përforcues.

Disa studime nga institucionet shëndetësore dhe statistikore tregojnë se gjatë jetëgjatësisë mesatare të njeriut, mundësia e një pandemie të re është rritur nga 17 përqind e dikurshme në afër 40 përqind në dekadat e ardhshme.

Kjo do të thotë se, në të ardhmen e afërt, çdo vit ka një rrezik dy për qind të një infeksioni të ri të rrezikshëm që mund të kërcënojë të gjithë botën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!