Hulumtimi: Burrat kanë më shumë gjasa të humbin dhe të shtojnë peshë pas martesës sesa gratë

schedule16:01 - 18 Mars, 2024

schedule 16:01 - 18 Mars, 2024

Një studim i ri ka përcaktuar se kush ka më shumë gjasa të dobësohet dhe të shtojë peshë pas martesës.

Praktikisht, martesa ka një ndikim të rëndësishëm në shtimin e peshës së meshkujve, veçanërisht në pesë vitet e para pas martesës, sipas hulumtimit të publikuar në revistën profesionale “Economics & Human Biology”.

Tek gratë, nuk është vendosur asnjë korrelacion midis martesës dhe shtimit në peshë.

Studiuesit nga Akademia Kineze e Shkencave Sociale (CASS) analizuan të dhënat nga 10 sondazhe të shëndetit dhe të ushqyerit nga 1989 deri në 2015.

Ata zbuluan se martesa ishte e lidhur me një rritje prej 5.2 për qind në prevalencën e obezitetit për meshkujt dhe një rritje prej 2.5 për qind në obezitetin.

“Burrat përballen me një rrezik të konsiderueshëm të obezitetit ndërsa plaken, kështu që pas martesës është e rëndësishme të mos relaksoheni dhe të vazhdoni të ushtroheni rregullisht dhe të ushqeheni shëndetshëm”, tha Shiwen Quan nga Akademia Kineze e Shkencave Sociale.

Revista e lartpërmendur vuri në dukje se duhet pasur parasysh se standardet për zgjedhjen e partnerëve, ceremonitë e dasmës dhe shpërndarjen e punëve të shtëpisë pas martesës në Kinë janë dukshëm të ndryshme nga ato që mbizotërojnë në shoqëritë perëndimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!