Hulumtime shqetësuese për Antarktidën, rreth 2/3 e specieve rrezikohet të zhduket

schedule22:53 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 22:53 - 24 Dhjetor, 2022

Dy të tretat e specieve të Antarktidës , përfshirë pinguinët perandorë, kërcënohen me zhdukje ose rënie të konsiderueshme të popullsisë deri në vitin 2100 për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes progresive të planetit .

Këto të dhëna alarmante theksohen nga kërkimet e reja që përmbledhin prioritetet për mbrojtjen e biodiversitetit të kontinentit.

Studimi, i cili është rezultat i një bashkëpunimi ndërkombëtar midis shkencëtarëve, fiziologëve dhe politikëbërësve nga 28 institucione në 12 vende , ka identifikuar pinguinët perandorë si speciet më të rrezikuara të zhdukjes në Antarktidë, ndërsa speciet e tjera detare duket se kanë të njëjtin fat si zogjtë.

Madje pinguinët perandorë klasifikohen si specie të rrezikuara nga SHBA për shkak të krizës klimatike.

” Deri në 80% e kolonive të pinguinëve perandorë parashikohet të jenë pothuajse të zhdukur deri në vitin 2100, një rënie e popullsisë që vlerësohet në mbi 90%, me rritjen e zakonshme të emetimeve të gazeve serrë ,” theksojnë ekspertët.

Hulumtimi u botua në revistën Plos Biology dhe ekspertët zbuluan gjithashtu se zbatimi i 10 strategjive kryesore të menaxhimit të kërcënimeve paralelisht, që do të kushtonin rreth 23 milionë dollarë në vit,  mund të shpëtonin deri në 84% të specieve të Antarktidës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!