Milani po kërkon prej javësh për një destinacion për Samu Castillejo dhe duket se më në fund ka mundur të godasë në shenjë.
Nga Spanja bëjnë me dije se kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen në parim për Samu Castillejo. Spanjolli do të kalojë te klubi nga Madridi me formulën e huazimit me detyrim blerje.
Klauzola e blerjes është përcaktuar në 7 milionë euro dhe në orët në vijim lojtari pritet të fluturojë drejt Madridit për të kryer vizitat mjekësore. /abcnews.al