Paolo Kampula me origjinë nga Skroska, e Librazhdit prej vitesh është zhvendosur në SHBA. Sot o është student në vitin e fundit të Temple University në Filadelfia, ku jo vetëm që studion financë në njërën prej shkollave më të mira të biznesit në SHBA (Fox School of Business), por luan gjithashtu në nivelin më të lartë të futbollit universitar, NCAA Division 1.
Për ABC e Mëngjesit, ai tha se pasioni për futbollin nisi që në moshë të vogël, ndërsa thotë ndeshje pas ndeshje, spikaste për talentin e tij.
“Fillimisht u angazhova me futbollin. Pasioni për futbollin nisi kur isha 6 vjec, babai me regjistroi këtu në një ekip lokal. Që në vitet e para, me thonin, se isha ndryshe. Gjuaja me të majtën, kisha fizik edhe trajneri asnjëherë nuk më hiqte nga loja.
Këtu babai mendoi të më ndjekë për një afat të gjatë. E kuptova se futbolli ishte e ardhmja ime në moshën 11 vjec, atë kohë por edhe tani jam shqiptari i parë nga Filadelfia që luaja në ligën e parë. Kur shihja lojtarët e ekipit të parë, më jepte motivim.
Futbolli ka qenë shumë pasion I madh për mua. Tani cdo universitet ka ekipin e vet në divizionin e parë. Pas moshës 18 vjec, bëhet një play off ndërkombëtar ku zgjidhet kush do jetë ekipi më i mirë ndërkombëtar. Më interes shumë diploma, angazhohem bashkë me mësimet edhe me fubollin”, tha ai./abcnews.al

