Skafi përplasi fëmijën shumë afër bregut, drejtuesi ishte “tapë” në alkool, 15-vjeçari futet në operacion

schedule13:59 - 9 Gusht, 2022

schedule 13:59 - 9 Gusht, 2022

GREQI – Komuniteti lokal në Andros është tronditur pasi një 15-vjeçar u plagos nga një skaf në plazhin e “Tis Grias to Pidima”. I riu u transportua me helikopter të Forcave Ajrore në Elefsinë dhe u transferua në spital. 15-vjeçari u plagos dje nga një skaf teksa po zhytej. Raportohet se aksidenti tronditës ka ndodhur në afërsi të bregut dhe raportohet se skafi ka goditur me pjesën e përparme të riun.

15-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e majtë dhe sipas raportimeve të para është në gjendje të mirë shëndetësore. Nëna e tij tha se rezultatet nga operacioni i parë ishin pozitive, por vuri në dukje se do të pasojnë më shumë operacione dhe shpreson që ata të kenë të njëjtat rezultate pozitive.

Shoferi 33-vjeçar i skafit u arrestua dhe iu bë testi i alkoolit, gjë që rezultoi se e kishte kaluar kufirin ligjor. Me urdhër të prokurorit, 33-vjeçari është lënë i lirë përkohësisht dhe është caktuar gjykimi i rregullt.

Kujtojmë se pak ditë më parë një aksident i njëjtë ndodhi në bregdetin shqiptar. Fatkeqësisht 7-vjeçarja që u godit nga skafi në Himarë, nuk mundi të mbijetonte për shkak se helikat e skafit që drejtohej nga një polic, e dëmtuam rëndë dhe humbi jetën.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!