Rrugëtimi i fundit, trupi i ish-presidentit Bujar Nishani niset drejt varrezave të Sharrës

schedule12:15 - 2 Qershor, 2022

schedule 12:15 - 2 Qershor, 2022

I mbështjellë me flamurin kombëtar, arkmorti me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani doli nga nga Presidenca në orën 12:00.

Pas homazheve në ambientet e brendshme të institucionit që ai drejtoi për pesë vite, ish-presidenti do të drejtohet përcillet për në banesën e fundit.

Kortezhi mortor me arkmortin me trupin e pajetë të Bujar Nishanit është nisur përgjatë bulevardit. Ky është rrugëtimi i fundit, ndërsa ish-presidenti do të përcillet për në varrezat e Sharrës, aty ku edhe do të prehet përgjithmonë.

Presidenti Nishali la pas bashkëshorten Odetën, djalin dhe vajzën, të cilët së bashku me babain e ish-kreut të Shtetit dhe të afërm të tjerë kanë pritur sot ngushëllime nga qindra qytetarë, personalitete, drejtues, ministra, deputetë, ambasadorë dhe miq të familjes.

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 u zhvillua ceremonia zyrtare, sipas protokollit të Shtetit, ndërsa sot është ditë zie kombëtare.

Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën e kaluar, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte komplikacione të post Covid. nishani u dërgua për mjekim të specializuar në një spital në Berlin të Gjermanisë, por pas një muaji betejë nuk mundi t’ja dalë. Bujar Nishani ndërroi jetë në moshë të re, 56 vjeç.

Nishani ishte një ndër personalitete më të larta të Partisë Demokratike. Ai ka qenë deputet i kësaj force politike, ndërsa ka mbajtur edhe poste ministrore përpara se të zgjidhej në vitin 2012 president i Republikës. g.v/abcnews.al