Meta zbulon marrëveshjen për Kushtetuesen: Ua kam thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar

schedule21:09 - 13 Nëntor, 2019

schedule 21:09 - 13 Nëntor, 2019

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër kreun  Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dovaranin, teksa e ka cilësuar si “ushtar të partisë”.

Po ashtu Meta zbuloi marrëveshjen politike për procesin e Vettingut, që sipas tij, ua kishte thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar, dhe që ishte se Gjykata Kushtetuese nuk do të mbyllet asnjë ditë, nëse kalon në Vetting. Sipas tij, mbyllja e këtij institucioni ishte i qëllimshëm.

U kam thënë 100 mijë herë edhe disa diplomatëve të korruptuar që thonin më mirë pa gjykatë të korruptuar. Ne kemi bërë një marrëveshje dhe u kam thënë që Shqipëria nuk mund të ngelë pa gjykatë. Edhe anëtarja që rri atje rri që të mbaj hapur derën e institucionit. Nuk ka ndodhur kjo situatë prej vettingut. Në  raundin e parë nuk u pëlqyen emrat. Edhe në raundin e dytë nuk u pëlqyen emrat, se duhet të vinte një ushtar i partisë që të vendoste në pozitë presidentin e shtetit që ose të shkelë kushtetutën dhe ta akzuzojnë ose me lojra të tilla të turpshme që as disa fëmijë rrugacë nuk e bëjnë”, tha Meta gjatë konferecës për shtyp.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!