Ka qenë një konflikt i hershëm për çështje prone ai që çoi në dhunimin e Lavdije Buzherit nga Kordhoca e Lazaratit gjatë ditës së sotme, e cila ka përfunduar në spital me dëmtime të mëdha.
Gazetari Orgest Sako raporton për abcnews.al se sherri ka kohë që ka nisur dhe ka të bëjë me pronësinë e përbashkët mbi një magazinë ku edhe zhvillon aktivitetin gruaja.
Konflikti mes saj dhe të afërmëve të ish-bashkëshortit të ndjerë ka nisur fill pasi ky i fundit ndërroi jetë për ndarje të pronës me të afërmit. Ka qenë nipi i bashkëshortit që dhunoi mbrëmë 52 vjeçaren, e cila ka përfunduar me dëmtime në repartin kirurgjik të spitalit të Gjirokastrës.
Debati zhvillohet mes kunetërve, vjehrrit dhe nuses se djalit, pikërisht Lavdijes së dhunuar për shkak të ndarjes së pronave.
Mësohet se të gjithë personat e përfshirë në këtë konflikt kanë urdhra mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit, të cilat shkojnë në më shumë se 25 të tillë.
Intervista me të dhunuarën në spital:
E dhunuara: Po ngarkohej një makinë shkova dhe bëra filmime atje dhe i thashë mos ngarkoni se është mall i firmës time
Gazetarja: Ju çfarë biznesni keni?
E dhunuara: Unë kam një fabrikë dhe jam administratore. Këta janë futur me forcë atje dhe jemi në proces gjyqësor me ta, por është fimra është prona ime dhe flasin gjithçka në emrin tim. Më morën me forcë, u futën me forcë…
Gazetarja: Sa veta ishin dhe kur ka ndodhur ngjarja?
E dhunuara: Vajti disa kohë që ka ndodhur kjo ngjarje, që në gusht mos gaboj.
Gazetarja: Ju kur u dhunuat?
E dhunuara: Unë jam dhunuar dje.
Gazetarja: Në çfarë ore?
E dhunuara: Me saktësi se di por besoj nga ora 10.00. Pashë makinën atje sepse është puna ime dhe biznesi im. Mora telefonin dhe u drejtova për tek puna. Kanë vënë një polic privat dhe i them do bëj foto, bëj më tha, pastaj u futa brenda. U futa brenda bëra foto, i them edhe tregtarit shkarko mallin që ke dhe hedhur në makinë, nuk e shkarkoi nuk më dëgjoi. I them edhe atij tjetrit, të vëllait të atij që më dhunoi, çfarë bën i thashë mos shit mallin e firmës sime se nuk e ke tëndin. Vazhdoi punën ai e shiti mallin, u largua makima.Ndërsa unë shkova në zyrën në të cilën punoja dhe u ula në tavolinë, aty vjen ky zotëria që më dhunoi. E njoh se është nipi i burrit./abcnews.al