Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu-Kodra këtë të hënë është takuar në Prishtinë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Phlip Kosnett.
“Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellët, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin”, thuhet në njoftimin për media.
Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës. /abcnews.al