Hoxhaj Ismail Qemali i Superiores, dy ndeshje për të ngritur flamurin

schedule10:39 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 10:39 - 28 Dhjetor, 2020

Ardit Hoxhaj ka shpërthyer. Një vlonjat, i cili e ka ngritur flamurin shqiptar në Shkodër. Katër gola kundër ekipit që mban emrin e heroit kombëtar, Skënderbeut. Sulmuesi e ka shfrytëzuar momentin dhe tani është shënuesi më i mirë i Vllaznisë.

Në fakt jo vetëm i kuqebluve, por i gjithë Superiores. Katër golat kundër Skënderbeut, një kundër Kukësit dhe një tjetër trepikësh ndaj Vllaznisë në mesjavë, e çuan sulmuesin në kuotën e gjashtë golave.

Ai ka parakaluar nigerianin Patrick Eze të Kukësit dhe Kyrian Nwabueze të Laçit, të dy autorë të pesë golave deri më tani. Me katër gola janë të tjerë lojtarë të huaj, si Ismael Dunga, Haris Dilaver dhe Devid.

Të gjithë të huaj, të cilët kanë parë Hoxhajn të shënojë katër gola në një ndeshje, aq sa ata kanë realizuar në gjithë kampionatin. Vlonjati, për momentin është në krye të golashënuesve dhe flamuri shqiptar qëndron në krye. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!