Gazetari i njohur Artan Hoxha, është i ftuar në emisionin Pressing në ABC News. Hoxha e nisi fjalën e tij me ekipin e Tiranës, që kryeson Superioren prej shumë javësh, duke thënë se bardheblutë e Egbo, e kanë marrë që tani titullin.
“Sot Tirana është 9 pikë më para. Jo gjithmonë, kampionatin e fiton skuadra më e mirë. Por e fiton skuadra që ia bën më shumë “hyzmetin” kampionatin. Si me Luftëtarin, si me Partizanin, fitorja vlen tre pikë.
Kukësi ka një skuadër shumë të mirë, nuk e mohoj. Kur Tirana ia ktheu Kukësit në 5 minutat e fundit, realisht u befasova. Sot jemi në momentin kur nuk shoh një rrezik real që dikush t’i marrë kampionatin Tiranës.
Tirana është skuadra më e titulluar e vendit dhe është skuadra që po pret me padurim fitimin e këtij titulli. Presidenti i Partizanit thoshte që kampionati të mos rifillojë. A e shihni kampionatin? Ku janë gjysma e lojtarëve që kanë qenë këtu?
A ka mundësi dikush sot të thyejë Tiranën? Një ndeshje kanë direkte, ja e fitoi Kukësi, 6 pikë. Ja e humbi Tirana dhe një ndeshje tjetër, prapë 3 pikë para. Tetë ndeshje janë, e shoh shumë të vështirë”, u shpreh Hoxha./abcnews.al