Hoxha: Shquhem për penallti, bëmë një pjesë të dytë të shkëlqyer

schedule19:54 - 3 Nëntor, 2019

schedule 19:54 - 3 Nëntor, 2019

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, ishte heroi i “Demave” në sfidën kundër Luftëtarit, pasi priti një penallti kur ishte rezultati 0-0. Pas fitores 2-0 të Partizanit, Hoxha foli për Supersport, ku tha:

PENALLTIA – “Normalisht, po të shënonin do të ishte e vështirë për ne. Megjithatë, kjo është detyra ime. Unë faktikisht kam pasur një shquarje për penallti, kam intuitën time. Mendoj se pastaj rrjedha e lojës shkoi mirë.

NDESHJA – “Në pjesën e parë, nuk ishim mirë, e panë të gjithë. Kur u futëm në dhomat e zhveshjes, folëm të gjithë së bashku dhe ishim në një mendje për të ndryshuar lojën, pasi kështu nuk do të fitonim. Kështu që morëm edhe tre pikët. Mendoj se cilësitë e Asanit dhe Romeros, që u futën në pjesën e dytë, sollën ndryshimin. Dolëm në 4-3-3 dhe mendoj se me ndryshimet, arritëm të fitonim. Kishim dhe më shumë vetëbesim në pjesën e dytë”.

KAPITEN – “Gjërat janë të ndara te Partizani. Trajneri ka punën e vetë, unë si kapiten punën time, Telushi, Trashi punën e tyre si lojtarë më me eksperiencë. Është detyra jonë t’i japim moral çunave të rinj. Nuk e kam parë fare me përsëritje penalltinë, por do e shoh dhe do të tregoj nëse do të ishte kthyer ajo penallti apo jo”, tha Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!