Hoxha për protestën: Pjesëmarrje e mjaftueshme për të dhënë mesazh

schedule20:55 - 16 Mars, 2019

schedule 20:55 - 16 Mars, 2019

Protestën e pestë brenda një muaji të opozitës e ka komentuar në studion e Mbrëmje në ABC News edhe gazetari Artan Hoxha. Sipas tij pjesëmarrja ishte mjaftueshme për të dhënë mesazh, por thekson në protestën e 16 shkurtit kishte më shumë mesazhe, kishte më shumë femra, duke e bërë më qytetare.

 “E djathta arrin të bëjë protesta më të mëdha se e majta dhe u punua në një kohë më të gjatë pjesëmarrja e mjaftueshme për të dhënë mesazh. Nga ajo që pashë në terren kam përshtypjen se protesta e 16 shkurtit ishte më e madhe dhe sa herë ka pjesëmamrr femrash, protesta është më qytetare”.

Gazetari Hoxha thekson opozita mbajti diskret skenarin e protestës për të dhënë një mesazh ndryshe nga herët e tjera, ndërsa Policia kishte vendosur që të mos mos përballej fizikisht.

 “Një skenar që synonte të shpërndantë një mesazh ndryshe nga herët e tjera. Opozita mbajti diskret një skenar që synonte të shpërndante një mesazh ndryshe nga herët e tjera. Policia kishte vendosur që të mos mos përballej fizikisht.

Policia u vendos si dekor, ishte në numër më të madh por nuk kishte ndonjë mision, se duket nga pajisjet . Në pjesën e mbrapshtë ishte vetëm një skuadër taktike e RENEA-s, është skuadër neutralizimi nuk kishte forca të FNSH, kishte bllokuar hyrje-daljet e Kryeministrisë hoqën skelat dhe vendosën pllaka metalike dhe duhej sikur godina ishte e blinduar”.

Sipas tij opozita ka arritur disa suksese, po e nxjerr Ramën haptazi në sutë e botës autokrat, po synon t’u tregojë ndërkombëtarëve që vendi ka distabilitet, ndërsa Rama të kundërtën.

“Opozita po përpiqet t’u tregojë ndërkomëbatrëve që vendi nuk ka stabilitet. Ndryshe nga Berisha, Rama nuk sfidon largohet, policia bën të njëjtën gjë.

Opozita ka arritur disa suksese që Ramën e ka nxjerrë haptazi me pamjen e një autokrati. Nëse Tirana del në shesh vetëm atëherë tronditen themelet e pushtetit, qytetarët në masë të bashkohen e të mos kenë më frikë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!