Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoxha, për “lojtarin e muajit”/ Lojtari shqiptar në garë për çmimin e dhjetorit në Kroaci

schedule12:43 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 12:43 - 8 Dhjetor, 2025

U shpall zyrtarisht më i miri i derbit. Arbër Hoxha i la prapa të gjithë në sfidën Dinamo Zagreb-Hajduk, ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare pretendon diçka më shumë.

Vetë faqja zyrtare e Ligës së Parë të Kroacisë tregon se ai është pretendet për të fituar çmimin e Lojtarit më të mirë të muajit dhjetor.

Për momentin, është në vend të dytë në këtë renditje pas talentit të Slaven Belupos, Adriano Jagushiç, I cili u shpall numri 1 edhe për muajin nëntor.

Hoxha e ka provuar më parë një sukses të tillë. Pasi shënoi dy gola dhe shërbeu një asist në dy ndeshje, pikërisht në fushën e Hajdukut dhe ish-ekipit të tij, Slaven Belupo, shqiptari nga Kosova u shpall futbollisti më i mirë i shtatorit.

Një padrejtësi duhet thënë se i është bërë pasi nuk ka fituar ende asnjëherë çmimin e golit të muajit, ndërsa ka realizuar disa herë shkëlqyeshëm.

Ylli kuqezi është plotësisht në garë edhe për Këpucën e Artë, pasi ka 6 gola këtë sezon të kampionatit e përpara tij janë vetëm sulmuesi Fruk i Rijekës dhe Shego i Hajdukut me nga 8 rrjeta, pra vetëm dy më shumë. Momenti është vërtet i madh, dhe Dinamo është gjithashtu në garë për të fituar titullin, ashtu si dy vjet më parë kur ia doli edhe me golat në fund të Arbër Hoxhës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!