Hoxha në fushë ndaj Kroacisë, “ylli” që luan në Zagreb shihet titullar

schedule13:36 - 18 Qershor, 2024

schedule 13:36 - 18 Qershor, 2024

Dyshimet ndoshta ekzistojnë, por një vendim duhet marrë. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, e di se çdo zgjedhje ka pluset dhe minuset e saj, sidomos pas asaj që ndodhi ndaj Italisë, ndaj edhe është menduar shumë për formacionin kundër Kroacisë.

E rëndësishme është që lojtarët janë të gjithë të gatshëm, përfshi edhe Jasir Asanin që mori goditje ndaj italianëve. Sylvinho mban sekret gjithçka lidhur me formacionin dhe skemën, pra, ekzistojnë të dyja mundësitë, për të luajtur me skemën 4-2-3-1, të provuar në eliminatore dhe në miqësore, si dhe me skemën tjetër 4-3-3.

Burime në Kombëtarje pohojnë se braziliani nuk është hapur aspak, ndryshe nga trajnerë të mëparshëm, të cilët mund të jepnin ndonjë informacion. Më e sigurt duket që Arbër Hoxha të luajë në vend të Seferit, ndërsa në portë gjithmonë është balotazhi Berisha-Strakosha.

Kombëtarja udhëtoi këtë të martë për në Hamburg, ku do të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes. Kuqezinjtë luajnë këtë të mërkurë në orën 15:00 ndeshjen e dytë në grupin B në Euro 2024, dhe synojnë pikët e para pas disftatës 1-2, ndaj “Të Kaltërve”, të Italisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!