Hoxha në “Byro Politike”: Po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit

schedule21:49 - 10 Qershor, 2020

schedule 21:49 - 10 Qershor, 2020

Në mbrëmjen e sotme në “Byro Politike” gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatin e ndodhur në Elbasan për Ardjan Çapjan.

Hoxha theksoi se tashmë po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe se vendi i tyre po zihet nga disa të rinj.

“Këmbaleci që mban snajperin është gjetur në derë dhe sediljet e pasme janë gjetur të shtrira. Polica ka hasur në problematika. Dyshimi i fortë vazhdon të jetë që atentati është një kooperim, pra kemi financim dhe organizim, nuk është vetëm një grup i vetëm. Ekzekutorët janë tjetër gjë dhe financuesit janë tjetër gjë. Nga 2016 deri sot ndaj Adjan Çapjas janë bërë tre atentate”, tha Hoxha.

Gjatë intervistës në studio Hoxha tha se ngjarjet e ndodhura janë vijimësi, të nisura më herët.

“Po rrëzohen nga drejtimi disa bosë të vjetër të botës së krimit dhe vendi i tyre po zihet nga disa të rinj. Fakti që nuk është mundur që këto grupe të asgjësohen do të thotë se ata kanë lidhje shumë të forta”, u shpreh Hoxha.

Sakaq Hoxha shtoi se ky nivel i grupeve të kriminalizuara vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri pasi janë më sigurt se jashtë vendit.

“Përsa kohë që ata vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri e ndjejnë veten më të sigurt se jashtë. Kam nxjerrë eskortë në mes të qytetit të Elbasanit, nuk i ndalon askush.

Kam vënë re një tendencë, pasi shqiptarët vërtet kanë pasur sukses në trafik, por nuk janë një kartel. Nuk kemi një mafie të mirëfilltë. Logjika e krimit është me kosto sa më ulët për të pasur një marzh fitimi”,  tha Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!