Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Hoxha-Lleshi, hasmëria për pazaret e drogës”/ Nga Londra në Tiranë, saga e vrasjeve që morën 5 jetë njerëzish

schedule13:14 - 26 Shtator, 2025

schedule 13:14 - 26 Shtator, 2025

SPAK dhe policia kanë zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në gusht 2020. Sipas hetimeve, vrasja është pjesë e nje sagë hakmarrjesh, dhe është urdhëruar nga Aurel Hoxha, pasi kushëriri i tij i kishte vrarë vëllanë në Britani në 2012.

Komunikimet në Sky Enkrocat treguan autorët dhe dinamikën e këtij krimi. Me urdhër të SPAK, dy persona janë arrestuar dhe ndërsa Aurel Hoxha dhe një tjetër janë në kerkim. Policia ushtroi kontrolle në një biznes në Tiranë, në pronësi të të dyshuarit Aurel Hoxha.

Si nisi saga e vrasjeve

Në vitin 2013, Arben Lleshi u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëkombasit të tij, Agim Hoxha, nga fshati Shqefën i Macukullit të Matit. Një Gjykatë në Winchester e gjeti fajtor Arben Lleshin për vrasjen e shokut të tij, Agim Hoxha, ndërsa liroi nga akuza të akuzuarin tjetër, Afrim Lleshi. Megjithatë, Afrim Lleshi, në atë kohë 37 vjeç, mbeti në burg pasi me anë të dëshmive të tij ka ndryshuar me dashje rrjedhën e hetimeve. Ai u dënua me 3 vjet burg.

Pas kësaj ngjarjeje, nisi saga e vrasjeve për hakmarrje dhe eliminimeve në fisin Lleshi në Mat. Në vitin 2012 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit. Më pas në vitin 2017 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i Arben Lleshit. Ndërkohë po në vitin 2017 u zhduk Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur as sot e kësaj dite. Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të Agim Hoxhës, personit që u vra në Angli nga Arben Lleshi.

Hajredin Lleshi, i ekzekutuar mbrëmjen 14 majtit të vitit 2017 në fshatin Rukaj nga së paku dy persona është vëllai i tretë që vritet nga familja matjane që prej vitit 2000. Vëllai i parë i Lleshit, që është vrarë në vitin 2000, nuk ka lidhje me hakmarrjen e nisur nga Londra. Mbrëmjen e 14 majit, persona të paidentifikuar thirrën në emër pranë banesës së tij, Hajredin Lleshin. Sapo ai doli në oborr, drejt tij u qëllua me breshëri automatiku. Policia u njoftua nga djali i të vrarit. Vrasësit, edhe sot të paidentifikuar, qëlluan të paktën 15 plumba mbi Lleshin, i cili po udhëtonte i vetëm nga fshati i lindjes drejt Burrelit.

Arben Lleshi në maj të vitit 2016 u ekstradua në Shqipëri në, ku më pas u burgos në Peqin. Ai vra në 2023 në burgun e Peqinit, nga Sokol Mjacaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!