Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoxha, lider në Zagreb: Kthejmë titullin/ Futbollisti i Shqipërisë tregon aventurën e tij me gjigandët kroatë

schedule12:52 - 13 Janar, 2026

schedule 12:52 - 13 Janar, 2026

Mund të konsiderohet edhe më i miri. Tifozët e Dinamos së Zagrebit kështu mendojnë për Arbër Hoxhën, që pati një ndryshim rrënjësor këtë sezon në Ligën e Parë të Kroacisë, dhe ylli shqiptar u përzgjodh I pari për të dhënë intervistë për mediat e klubit këtë vit.

Futbollisti ofensiv  krahut ka 6 gola e 3 asistë në fazën e parë të kampionatit, ndërsa mbushen dy vjet që kur mbërriti në stadiumin “Maksimir”.

E kujton sesa të vështirë e pati në fillim.



“Kur firmosa për Dinamon, ishte dita më e bukur e jetës sime. Ndeshja e parë ishte ndaj Lokomotivës, humbëm 0-3 në shtëpi. E pata të vështirë të bëja gjumë atë javë dhe dy-tre muajt e parë e pata shumë, shumë të vështirë”.

Për këtë sezon, Hoxha veçon golin e fitores 2-1 në Zagreb ndaj Rijekës kampione, por po ashtu edhe një rrjetë më të hershme, ndërsa shpreh objektivin kryesor.

“Më pas erdhi ndeshja në Rijekë. Unë hyra në minutën e 88-të dhe shënova golin e fitores së titullit. Më pas luajtëm finalen e Kupës, dhashë dy asiste, tani gjithçka shkon më së miri. Duam të kthejmë titullin. Kjo është jeta, kjo është futbolli”.

Arbër Hoxha po luan sezonin më të mirë të karrierës së tij dhe Dinamo I ka mundësitë të shpallet sërish kampione e Kroacisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!