Hoxha: KLGJ dhe KLP të papërshtatshme për të kryer vettingun

schedule20:03 - 15 Tetor, 2021

schedule 20:03 - 15 Tetor, 2021

Ndërkohë që mazhoranca ka kërkuar konsensusin e opozitës, analisti Artan Hoxha thotë se organeve të vettingut duhet t’u zgjatet mandati. I ftuar në Radar Informativ, Hoxha tha se KLGJ dhe KLP nuk mund të vazhdojnë vettingun për pjesën e mbetur.

“Për mua është e turpshme në pretendimin që është e suksesshme reforma në drejtësi. Nuk pres gjë tjetër që kjo strukturë e re e drejtësisë të prodhojë rezultate më të dobëta. Regjistrojeni këtë që po them dhe flasim pas dhjetë vitesh për rezultatet e kësaj drejtësie. Unë vë dorën në zjarr që rezultatet e kësaj drejtësie do të jenë më të dobëta se ajo që kishim. Unë e kam parë që në gjenezë. Strukturat e reja të ngritura janë shumë me më tepër konflikte të brendshme sesa struktura e mëparshme. Kemi edhe ndërhyrje të politikës dhe klaneve të konfliktit të interesit. Por le ti japim kohë këtij sistemi të ri për të vërtetuar këtë që unë po them. natyrisht unë uroj të kundërtën. Po druaj se jam i saktë në këtë që po them. duke pranuar që sistemi është i gabuar, brenda kësaj kornize mendoj se vijimi i vettingut nga të njëjtat organe është më mirë sesa ky vetting t’i kalojë dy organeve të reja KLGJ dhe KLP. Dy organe këto që kanë lënë për të lënë kokrrën e namit dhe janë të papërgatitura dhe të papërshtatshme për të vijuar pjesën tjetër të vettingut. Kjo s’do të thotë se vettingu është bërë mirë në pjesën e parë por s’duhet të bëhet keq në pjesën e dytë,” theksoi ai.

Lexo edhe: “Meta i pashkarkueshëm”, Hoxha: Gjykata Kushtetuese do të transkriptojë vendimin e “Venecias”

I pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajë opozita për ofertën tashmë të hapur që ka marrë nga maxhoranca, analisti thotë se PD është në një situatë të vështirë. Megjithatë, thekson ai mandati i organeve të vettingut duhet shtyrë.

 “Opozita është në një situatë të komplikuar për shkak të konfliktit të brendshëm. Mund të jenë edhe kundështues epa kuptim të një gjëje që ia vlen të bëhet. Sot është bërë një propozim nga PS për mendimet kushtetues epër zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut,. PS e konsideron këtë ngjarje si një gjë për tu kryer pa debat. Procesi ka nevojë të jetë i shëndetshëm. Edhe unë them që duhet shtyrë mandati i vettingut, por unë nuk them për suksesin e këtyre organeve siç thonë rilindësit,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!