Rustem Hoxha shënoi golin e fitores për Teutën, që u kualifikua në finalen e Kupës së Shqipërisë. Qendërmbrojtësi, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, tha: “E donim këtë kualifikim, pasi duam t’i bëjmë një dhuratë qytetit. Dhamë gjithçka dhe me pak fat shkuam në finale”.
Më pas ai foli për golin e anuluar dhe atë të përmbysjes: “E pashë direkt, nuk u gëzova. Te i dyti gëzova shumë dhe ishte i rregullt. Falë Zoti u kualifikuam”. Më pas mbrojtësi foli edhe për humbjen në kampionat dhe motivimin ekstra që kishin sonte.
“Në ndeshjen e parë pësuam dy gola shumë shpejt, ata kanë shumë cilësi. Sot e kishim finale dhe ia dolëm. Pozicioni te goli? Nuk e pashë edhe aq mirë. Ta shoh edhe njëherë e ta them sinqeritet. Ndoshta kam qenë një pëllëmbë i avancuar. Goli i fitores? Është shumë e vështirë, nuk e dalloj shumë mirë. Të them të drejtën”. /abcnews.al