Hoxha: Dy ish-kryeministra janë të përfshirë në hetimin e SPAK

schedule23:16 - 12 Maj, 2022

schedule 23:16 - 12 Maj, 2022

Gazetari Artan Hoxha, ndërsa ka folur për dosjet më të nxehta të hetimit në SPAK, tha se një prej tyre përfshin dy ish-kryeministra.

Ai tha se në njërën prej tyre ai vetë është i përfshirë dhe ka dorëzuar dy kaseta me materiale video, por u shpreh se nuk mundet të japë detaje të tjera.

Pjesë nga biseda në “Opinion”

Hoxha: Dosje të tjera që SPAK ka nën hetim, por nuk ka marr ende të pandehur janë çështje që lidhen me korrupsionin. Mes tyre janë dy çështje, që të paktën unë i di se jam i përfshirë në këtë histori. Kam materialet dhe kasetat e marra nga një person i rëndësishëm. Ja kam vënë në dispozicion SPAK në Korrik të vitit të kaluar. Është çështje e rëndësishme, por SPAK ende nuk e ka finalizuar.

Gazetari: Është çështja CEZ-DIA?

Artan Hoxha: Janë përfshirë dy kryeministra….

Gazetari: Ke çuar kaseta?

Hoxha: Kam çuar dy video, njëra 1 orë e 27 minuta dhe tjetra dy orë të plota. Detaje nuk dua të jap.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!