Gazetari i njohur, Artan Hoxha, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”. Hoxha foli për trajnerët e Shqipërisë dhe kombëtaren tonë kuqezi, ku mes të tjerash tha:
REPLIKË NDAJ LILËS – “Nuk është e vërtetë që vetëm kombëtarja është gjëja më e bukur në Shqipëri. Ke soprano kudo në botë, ke Ismail Kadaren, nuk është vetëm futbolli që përfaqëson Shqipërinë. Futbolli ka forcën për të pasqyruar mentalitetin e popullit. Ne si Shqipëri, bëmë një kombëtare, por për mua, më përpara kemi pasur lojtarë më të mirë, por nuk kishim drejtues. Trajnerët janë ata që pasi ikin nga Shqipëria, çfarë pune bëjnë? Aty vlerësohen.
DE BIASI – “De Biasi iku në Europian me një grup shumë të fortë. Nuk e mendoja se do ta kalonim Serbinë dhe Danimarkën, por ia dolëm. Futbolli sot është bërë: Ai që menaxhon mirë burimet dhe resurset, merr rezultatet. Mos harroni, Finlanda kualifikueset e shkuara ishte në vend të fundit, ndërsa këtë radhë, po shkojnë në Europian. Skuadra e De Biasit, me rezultatet që arriti, duhet ta vazhdonte më shpejt rinovimin. Shqipëria është një vend aq i vogël, sa nuk ka kohë për të humbur, duke ndërruar trajnerët”.
MURIQI – “Muriqi kushton sot 50 milionë euro, ai e tha se ëndrra e tij ishte të luante me Shqipërinë. Ata që punonin te kombëtarja, ta shikonin Vedatin e të mos bënin qorrin. Ta shikonin çfarë talenti ishte dhe është! Shqipëria nuk është Holanda e ka talente të shumtë, ata që kemi, le t’i marrim!
/abcnews.al