Hoxha: Bllako personi që lidh shumë fije, nëse thyhet historia shkon shumë lart

schedule20:03 - 1 Prill, 2022

schedule 20:03 - 1 Prill, 2022

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka theksuar se njeriu “kyç” në aferën e inceneratorëve është ish-deputeti socialist i cili është arrestuar ditën e premte , Alqi Bllako.

Hoxha tha se në rast se Bllako do të thyhet, atëherë historia do të shkojë shumë lart.

Ndërsa theksoi se pavarësisht se sot kemi ish-ministra dhe ish-deputetë në burg, sërish SPAK nuk ka dhënë prova të forta që të tregojë që mund të shkojë edhe më lart se kaq.

Ndëshkimi më i madh në Shqipëri është kur të marrin pasuritë. Ne kemi sot një zonë në Tiranë e cila ka marrë emrin e atij që ishte i përfshirë në Gërdec, pallatet Delijorgji. Delijorgji bëri burgun, sot vazhdon biznesin, por ne nuk e dimë ku shkuan paratë e Gërdecit. E mora si shembull Gërdecin për të treguar se në gjithë historinë e Gërdecit shkuan rangje të ulëta nuk shkuan më tej. SPAK është ngritur për të shkuar më tej, sepse këta kanë lënë shumë prova, pasi kanë punuar në mënyrë  të trashë pasi e konsideronin veten të paprekshëm. Njeriu që lidh shumë prova në këtë histori është Alqi Bllako, i cili mund të shkojë lart. Nuk kam parë ndonjë provë konkrete që SPAK do të shkojë deri në fund. Pritshmërinë e kemi shumë më të madhe dhe kërkojmë të bëhet shumë më tepër nga sa është bërë deri më tani”, u shpreh Hoxha.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!