Hoxha: Bandave u bie më lirë ta sjellin kokainën në Durrës sepse kontrollojnë portin

schedule23:09 - 27 Qershor, 2022

schedule 23:09 - 27 Qershor, 2022

Artan Hoxha ka deklaruar se trafiku i kokainës ndodh nëpërmjet portit të Durrësit pasi është më e lirë për trafikantët ta sjellin në këtë port dhe të korruptojnë policinë dhe zyrtarët shqiptarë, sesa ta çojnë në Europë, ku rruga është më e shkurtër por kushton shumë më tepër.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se krimi e kontrollon portin.

Artan Hoxha: Në 7 qershor, DEA dhe policia e Brazilit kapën 350 kg kokainë. U kap ngarkesa në Portugali, pjesa tjetër. Në 12 qershor në Peru, 2.2 ton. Dy persona që antidroga jonë i ka kapur me 2 kile heroinë në 2014.

Sigurisht nuk janë bosët këta. Këta rregullojnë marrëveshjen, merren me infrastrukturën, japin garancinë. Parimi është që bosi nuk e prek mallin.

Kemi kokainën që bëhet jashtë, ku vetëm paratë hyjnë në Shqipëri. Që të fusësh kokainë në Shqipëri, duhet të kesh kontroll mbi portin e Durrësit.

Ylli Rakipi: Pse kjo drogë kaq e madhe kalon nga Shqipëria në port dhe jo direkt në BE?

Artan Hoxha: Pse e sjellin në Shqipëri, sepse del kosto më lirë, sepse në portin e Durrësit paguajnë shumë më pak se në Roterdam. 300 mijë euro ngarkesa. Se sa ke brenda nuk ta prek njeri.

Cfarë do të thotë? Që i del më lirë të paguajë në Shqipëri sesa ta çojë atje. E çara që kemi ne në sistem… Policët tanë janë shumë më të lirë. Parapëlqejnë ti bien gjatë dhe të paguajnë më pak.

Ne jemi kthyer prej vitesh në një bazë operacionale e kokainës. Që ke këtu brenda infrastrukturë, bazat e sigurta magazinat dhe laborator përpunimi.

Pse është? Nuk vjen pluhur, por kryesisht si lëndë e parë. Në një rast si lëng asparagus.

Kemi kapur në vaj palme. Më thanë një formë të re, sheqeri.