Hovenier uron pavarësinë: Urime popullit të Kosovës që feston 16 vjetorin si një demoraci sovrane dhe e pavarur

schedule11:00 - 17 Shkurt, 2024

schedule 11:00 - 17 Shkurt, 2024

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka përcjellë ka uruar Pavarësinë e Kosovës.

“Urime popullit të Kosovës që festoni përvjetorin tuaj të gjashtëmbëdhjetë si një demokraci sovrane, e pavarur, multietnike.”, shkruan ai teksa ka ndarë edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili krahas urimit, përcolli edhe një mesazh në një kohë kritikash për Kosovën.

Blinken kujton gjithashtu se Shtetet e Bashkuara besojnë tek e ardhmja e Kosovës në Evropë dhe në institucionet euroatlantike ndërsa rikujtoi që lidershipi duhet të plotësojë zotimet dhe të ecë përpara në dialogun me Serbinë./abcnews.al