​Hovenier pas takimit me Osmanin: Nevojitet depërshkallëzimi i situatës në veri

schedule11:39 - 29 Maj, 2023

schedule 11:39 - 29 Maj, 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka theksuar nevojën për depërshkallëzimin e situatës në veri.

Ndërkovë që ka ritheksuar qëndrimin se ShBA-ja dënon veprimet e dhunshme te autoriteteve kosovare për hyrë në ndërtesat komunale në veri.

Hovenier gjatë ditës është takuar edhe me dy kryetarët e komunave, të Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut, Ilir Pecin dhe Izmir Zeqirin.

Mëngjesin e sotëm, grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.

Në mesin e tyre ka edhe njerëz me maska, e për të cilët Instituti Octopus ka ngritur shqetësimet se mund të ketë të gatshëm për sulme terroriste.

Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjesëtarëve të institucionit të sigurisë së Kosovës.

Më 26 maj, Policia e Kosovës i ka ndihmuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviçit për të hyrë në zyrat komunale, me gjithë kundërshtimet e ashpra të disa banorëve serbë vendas, që kanë çuar në përleshje me pjesëtarët e policisë. /KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!