Houthi-t i kapën anijen, firma japoneze pezullon operacionet në Detin e Kuq

schedule08:46 - 17 Janar, 2024

schedule 08:46 - 17 Janar, 2024

Nippon Yusen, kompania e transportit që operon me anijen Galaxy Leader të kapur nga Houthis e Jemenit më 19 nëntor, ka njoftuar se po pezullon operacionet në Detin e Kuq.

Një zëdhënës i firmës japoneze – i njohur gjithashtu si NYK Line – i tha agjencisë së lajmeve AFP se po i bashkohej kompanive të tjera në pezullimin e operacioneve në rajon për të “siguruar sigurinë e ekuipazheve”.

Zëdhënësi deklaroi gjithashtu se kompania është “e shqetësuar” për fatin e ekuipazhit 25 anëtarësh të Galaxy Leader, por “nuk ka marrë asnjë informacion”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!