Houthi: Lëshimi i anijes së kapur do të ndodhë me përfundimin e vrasjeve në Gaza

schedule12:53 - 21 Nëntor, 2023

schedule 12:53 - 21 Nëntor, 2023

Grupi rebel jemenas, Houthi ka thënë se nuk do ta lirojnë anijen e sekuestruar “Galaxy Leader” derisa “Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të ndalojnë vrasjen e palestinezëve në Rripin e Gazës”.

Kështu është shprehur në një postim në X eksponenti i Këshillit të Lartë Politik të formuar nga milicia jemenase, Muhammad Ali al-Houthi, sipas të cilit, sekuestrimi i anijes “respekton parimin e reciprocitetit”.

“Nëse Amerika dhe Izraeli do të ndalonin së vrarët palestinezët në Rripin e Gazës dhe do të jepnin ujë, ilaçe dhe ushqime, atëherë mund të flasim për anijen izraelite”, është shprehur ai.

Galaxy Leader, në pronësi të një pronari anijesh japoneze, mban flamurin e Bahamas, por është në pronësi të një kompanie britanike të kryesuar nga biznesmeni britaniko-izraelit Rami Ungar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!