Hoti zbulon bisedën me Varhelyi: Më siguroi që vaksina anti-Covid do vijë në Kosovë

schedule13:21 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 13:21 - 28 Dhjetor, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka zbuluar bisedën me komisioneri për Zgjerim Oliver Varhleyi lidhur me zhvillimet politike në vend dhe pandeminë e COVID-19. Hoti thotë se ka marrë garanci nga Varhleyi se edhe në Kosovë dhe të arrijë një sasi vaksine në të njëjtën kohë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai shprehet se i ka paraqitur komisionerit për Zgjerim shqetësimin për hyrjen ilegale të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit

“Me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Oliver Varhelyi, kam biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe situatën me pandeminë Covid-19. E kam siguruar z. Varhelyi, se Kosova do të vazhdoj të ketë stabilitet institucional dhe fiskal, do ta trajtoj me prioritet menaxhimin e pandemisë Covid-19 si dhe do t’i kryej të gjitha obilimet që dalin karshi procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Poashtu e falënderova z. Varhelyi, për përkrahjen në lansimin dhe zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane – ERA 2.

Sa i përket vaksines kundër Covid-19, z. Varhelyi më siguroi se, një sasi e saj do të arrijnë në Kosovë në të njëjtën kohë sikurse në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ngritëm shqetësimin për hyrjen ilegale të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina. Këtë sjellje të Republikës së Serbisë e konsiderojmë të papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë inicuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime. Z. Varhelyi e sigurova se në kuadër të planeve për vaksinim janë përfshirë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim”, shkruan Hoti./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!