Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, ka parashikuar zhdukjen e saj nga skena politike.
“Ka pasur edhe episode të caktuara, eksperimente të një partie që pas një sezoni është zhdukur. Ka pasur në Greqi, Austri, dhe në vende tjera…Lëvizja Vetëvendosje do të zhduket plotësisht, sepse nuk ka bazament. LDK ka momente të mira dhe jo shumë të mira, por në standard ka qëndruar dhe nuk i ka ndryshuar vlerat” , është shprehur Hoti për mediat.
Ndër të tjera ai ka thenë se kurrë nuk kemi ndryshuar në parimet tona si parti. Nuk jemi parti sezonale./abcnews.al