Hoti uron presidentin e SHBA: Jam i përkushtuar të punoj me ju për të forcuar institucionet

schedule12:43 - 21 Janar, 2021

schedule 12:43 - 21 Janar, 2021

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Sipas një njoftimi për media, kryeministri Hoti e ka siguruar presidentin Biden, se Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha partitë e saj politike, pozita dhe opozita janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar. Unë jam i përkushtuar të punojë me administratën tuaj për të forcuar institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit” thuhet në letër./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!