Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoti takon Lajçak: Qeveria e gatshme për rifillimin e dialogut me Serbinë

schedule20:51 - 16 Qershor, 2020

schedule 20:51 - 16 Qershor, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Shefi i qeverisë së Kosovës pas takimit ka thënë se janë të gatshëm për të rifilluar dialogun me Serbinë.

Ndër të tjera Hoti është shprehur i kënaqur me mesazhet që Lajçak ka përcjellë sot dhe për interesimin që ai ka treguar për dialogun Kosovë-Serbi.

Jemi të gatshëm për një dialog që përfundimisht mbyllë marrëveshjen dhe çështjet e hapura që kemi me shtetin tonë fqinjë. Për një dialog që çon të njohja reciproke, dhe i hap Kosovës perspektiven euro-integruese  sikur çdo vend tjetër. Është marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe gjithë rajonin. Tregova gatishmërinë tonë dhe jemi të gatshëm për t’i hyrë këtij procesi”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë nga ana tjetër Lajçak tha se takimi me Hotin ishte shumë produktiv dhe se Bashkimi Evropain është i gatshëm dhe ka vullnetin të ndihmojë për të ardhmen e Kosovës.

Ky dialog i lehtësuar nga BE është duke hyrë në vitin e 10 dhe mbështetet me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe tashmë ka sjellë rezultate reale dhe pa dialog të lehtësuar nga BE-ja kjo nuk do të ishte e mundur. Rruga e Kosovës në Bashkimin Evropian shkon përmes lehtësimit të marrëdhënieve me Serbinë. Bashkimi Evropian është i gatshëm dhe ka vullnetin të ndihmojë për të ardhmen e Kosovës”, është shprehur përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!