Hoti: S’ka pakt mes Prishtinës dhe Beogradit për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë

schedule23:41 - 27 Nëntor, 2020

schedule 23:41 - 27 Nëntor, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mohuar  lajmet në media për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia, duke i cilësuar të pavërteta.

Hoti shprehet se qeveria e respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë, por se secila kërkesë për vizitë do të analizohet nga institucionet kompetente para miratimit apo refuzimit.

Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta.

Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet” deklaron ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!