Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë shkarkuar edhe drejtori i doganës dhe i Administratës Tatimore të Kosovës.
Raportohet se kryeministri Avdullah Hoti e ka shkarkuar edhe drejtorin e ATK, Ilir Murtezaj dhe ushtruesin e detyrës së doganës, Ibrahin Xhaka.
Ky është shkarkimi i treti brenda ditës.
Më herët, kreu i qeverisë shkarkoi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt. Vendimin e propozoi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, shkruajnë mediat në Kosovë.
Në vend të tij, Hoti emëroi Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.