Hoti pas votimit: Pres që të kemi një proces të rregullt të standardeve evropiane

schedule10:09 - 14 Shkurt, 2021

schedule 10:09 - 14 Shkurt, 2021

Kryeministri Në Detyrë i Kosovës Avdulla Hoti i cili kandidan për një mandat të dytë ka votuar në zgjedhjet e parakohshme që zhvillohen këtë të dielë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, pas votimit ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.Hoti ka thënë që pret që të kemi një proces të rregullt të standardeve evropiane.

Ne e kemi kryer obligimin tonë. Ftojë qytetarët që kanë të drejtën e tyre për të votuar. Sot është dita e tyre. Falënderojë të gjithë stafin e mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve. Pres që të kemi një proces të rregullt të standardeve evropiane”, ka thënë Hoti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!