Hoti: Nëse nuk arrihet pajtim për presidentin, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

schedule14:38 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 14:38 - 14 Dhjetor, 2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në një takim online të realizuar me raportuesin me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer ka folur sërish për presidentin.

Hoti është shprehur se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

“Kryeministri Hoti ngriti edhe çështjen e Presidentit, ku theksoi gatishmërinë e subjekteve politike për të arritur një zgjidhje, ndërkohë që nënvizoi se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Hoti dhe në një intervistë për mediat vendase pak ditë më parë është shprehur se sa i përket insistimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që posti i presidentit iu takon atyre.

Hoti shtoi se në marrëveshjen e koalicionit çështja e presidentit nuk është e përfshirë.

“Marrëveshja që kemi me partnerët e koalicionit nuk përfshinë çështjen e presidentit. Ajo që është e qartë është se votat e jetik koalicioni qeverisës nuk mund ta zgjedhin presidentin.

Do të shohim a ka gatishmëri nga opozita për të diskutuar për zgjedhjen e kësaj çështje dhe cilat janë kushtet e tyre. Në këtë rast edhe të AAK-së e cila është bukur e betonuar por do të shohim si do ta zgjidhim”, tha Hoti.

Ai pati thënë se së bashku pozitë dhe opozitë duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje qoftë për të zgjedhur presidentin, qoftë për tu dakorduar për datën e zgjedhjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!