Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur se kanë porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoti shkruan gjithashtu se kanë siguruar 40 milion euro për vaksinat që vijnë në shkurt.
Në grafikun e publikuar nga Hoti për shtetet e Ballkanit Perëndimor, shihet se Kosova është në vendin e dytë me 1.85 milion doza, pas Serbisë. Pas Kosovës është Maqedonia e Veriut dhe më pas Shqipëria.
Postimi:
Shifra dhe fakte:
■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).
■ Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.
■ Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra.
Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.