Hoti emëron drejtorin e ri të ATK-së dhe atë të Doganave

schedule20:17 - 16 Tetor, 2020

schedule 20:17 - 16 Tetor, 2020

Kryeministria në Kosovë ka bërë të ditur emrat e rinj që janë emëruar në Doganë dhe ATK.

Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, është emëruar Bajram Rexha, kurse ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës, është emëruar Ekrem Hysenaj.

Lexo edhe: Hoti shkarkon edhe drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK-së

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”.

 “Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ibrahim Xhaka ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave në shkurt të këtij viti nga ish-kryeministri Albin Kurti. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!