Hoti: Delegacioni i Kosovës në Uashington, takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit

schedule19:05 - 1 Shtator, 2020

schedule 19:05 - 1 Shtator, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar ditën e sotme se delegacioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në Uashington, do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, zyrtarë të MCC-së, DFC-së, përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA.

Në një postim në Facebook, Hoti shkruan se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike për Kosovën dhe se nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.

Postimi i plotë i Hotit:

“Delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.

Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.

Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.” /abcnews.al/