Mediat greke zbulojnë detaje të reja nga hetimi për sasinë rekord të kokainës që u sekuestrua në Selanik, mbi 300 kg me vlerë 100 mln euro, e cila kishte ardhur nga Amerika Latine.
Të arrestuar janë 3 persona, që cilësohen si koka e grupit, 2 nga të cilët janë shqiptarë, njëri me pasaportë greke, tjetri është kroat. Ndërkohë që në kërkim është një tjetër kroat, i cili u hodh nga ballkoni 10-15 metra duke shpëtuar nga duart e policisë greke.
Por kush janë shqiptarët që drejtonin rrjetin e trafikut?
Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët (njëri me pasaportë greke) ishin aktivë në bizneset hoteliere në Rodos.
Lexo edhe: 100 mln € kokainë, droga erdhi nga Amerika Latine
Ata drejtonin rrjetin e trafikut, ndërsa pavarësisht se kokaina u sekuestrua në Selanik, bazën e kishin në Athinë, ku më pas droga shpërndahej në ishujt grekë.
Grekët theksojnë se ekziston një dyshim se do të vinte edhe një dërgesë e dytë nga Amerika Latine me kokainë pas asaj mbi 300 kg, e cila, megjithatë, ka të ngjarë të ndryshojë drejtim pas goditjes së grupit.
U sekuestruan;
(324) kg kokainë e pastër e ndarë në (260) pako
(5,265) euro dhe valutë të huaj
(5) celularë që përdorën për komunikimet e tyre
Laptopë
/ db/Abcnews.al